Mjekët, policët dhe ushtarët heqin dorë nga puna

Eksodi i uniformave nga Maqedonia ka prekur edhe të stazhonuarit në punë të shtetit. Ndonëse, me vendime për vendet e punës, ekspertët thonë për shkak të pagave të ulëta, disa prej tyre kanë vendosur të heqin dorë dhe t’ia mësyjnë Perëndimit. Kjo vërtetohet edhe me të dhënat e Ministrisë së Administratës, sipas të cilëve, gjatë vitit 2018 nga institucionet shtetërore dhe sektori publike qindra të punësuar vullnetarisht kanë ndërprerë marrëdhëniet e punës.

Marketing

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Gjatë vitit 2018 nga Institucionet shtetërore:

524 të punësuar dhanë dorëheqje të parevokueshme

44 të tjerë përkohësisht kanë “pauzuar” vendin e punës

Gjatë vitit 2019 nga Sektori Publik dhanë dorëheqje:

162 të punësuar dhanë dorëheqje të parevokueshme

3 të tjerë përkohësisht kanë “pauzuar” vendin e punës

Ministri i Administratës Damian Mançevski thotë se arsyeja pse të punësuarit e kualifikuar braktisin sektorin publik, përveç ofertave më të mira në sektorin privat në vend, është edhe ikja jashtë shtetit. Ai thotë se së bashku me Ministrinë e Financave dhe atë të Mirëqenies Sociale, janë duke u përpjekur që të paktën kuadrove deficitare tu rrisin pagat, për të ndaluar trendin e braktisjeve.

Bëhet fjalë, para së gjithash për fushat teknike, inxhinier të ndërtimtarisë dhe arkitektë; kuadri mjekësor, posaçërisht doktorët dhe motrat medicinale heqin dorë nga sektori publik për shkak se e lëshojnë shtetin”-tha Damian Mançevski, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Sipas të dhënave që ka arritur t’i grumbulloj TV Alsat, ndër më të braktisura janë drejtoritë me buxhet të ulët, por edhe nga radhët e të punësuarve në Armatë dhe Polici.

Nga Armata e Maqedonisë së Veriut gjatë vitit të kaluar kanë hequr dorë nga puna 100 persona. Kurse, gjatë tremujorit të këtij viti nga ARM-ja vullnetarisht janë larguar 25 pjestarë të ARM-së.

Ministria e Mbrojtjes

Gjatë vitit 2018 nga ARM-ja dhanë dorëheqje:

8 Oficerë

18 Nënoficerë

73 Ushtarë profesionistë

1 nga stafi civil

Në tremujorin e vitit 2019 nga ARM-ja dhanë dorëheqje:

5 Nënoficerë

20 Ushtarë profesionistë

Zëvendës-ministri i Mbrojtjes, Bekim Maksuti thotë se për ta ndaluar këtë trend, është paraparë ngritje të pagave për 5% nga muaji shtator. Sipas tij, edhe dërgimi në Misionet paqësore është motiv për ushtarët, të cilët nuk kanë qenë më parë në Lindjen e Mesme, që gjatë shërbimit 6 mujorë t’i marrin nga 20 mijë euro.

Nëse shohim statistikat në vitet që kemi lënë pas, kuptohet që viti 2018 për sa i takon lëshimeve vullnetare përveç lëshimeve të tjera, është paksa më i lartë. Këtë mund ta themi që është si pasojë e një trendi tek të rinjtë”-tha Bekim Maksuti, zëvendësministër i Mbrojtjes.

Nga Ministria e Brendshme njoftojnë se gjatë vitit të kaluar, me kërkesë të të punësuarve kanë hequr dorë gjithsej 58 policë. Kurse, gjatë këtij tremujori nga puna vullnetarisht janë larguar 14 të punësuar nga kjo ministri. Ndërkaq, sipas të dhënave të MPB-së, që nga pavarësia e Maqedonisë e deri më sot, mbi 30 mijë qytetarë kanë hequr dorë nga shtetësia, për arsye të marrjes së një nënshtetësie të shteteve të huaja. ALSAT-M

Marketing