Mjekët tregojnë a guxojnë femrat t’i lyejnë flokët gjatë shtatzënisë

Ka shumë gjëra që nuk duhen bërë gjatë shtatëzënisë si për shembull të mos konsumosh alkool apo të pish duhan. Ndërkohë ka gjëra të tjera për të cilat njerëzit kanë mendime të ndryshme dhe një prej tyre është lyerja e flokëve.

Marketing

Kjo ndodh për shkak se boja e flokëve përmban kimikate që mund të përthithen dhe nëpërmjet gjakut, të dëmtojnë fetusin. Por sa e vërtetë është kjo?

Sipas NHS, kimikatet në bojërat e flokëve nuk janë shumë toksike. Sipas studimeve, edhe pse të pakta, është e padëmshme të lyesh flokët gjatë shtatëzënisë. Përdorimi i tepruar i kimikateve të flokëve mund të jetë e dëmshme, por jo sasia normale për një lyerje.

E njëjta gjë vlen dhe për periudhën e ushqyerjes me gji. Por nëse ende nuk jeni të sigurtë, prisni deri pas javës së 12 të shtatëzënisë, pasi atëherë ulet rreziku në masa shumë të ulëta.

Marketing