Mjeku shqiptar nga Tetova: Më lejoni gjatë pandemisë t’i ndihmojë popullit serb!

Duket e çuditshme që një mjek shqiptarë të ketë ëndërr të kuron popullin serb gjatë pandemisë, por ja që është vërtetë. Një mjek nga Tetova, anesteziolog, Abdulxhelal Esati për mediumet serbe ka thënë se ka një ëndërr jetësore, që tju ndihmojë serbeve gjatë kohës së pandemisë dhe luftës kundër Covid-19.

Marketing

Ai madje i është drejtuar me një letër lutjeje Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, duke i kërkuar që t’i mundësohet diçka e tillë, shkruan mediumi serb, Kurir, transmeton Koha.

“Doktor Xheki”, ashtu siç e quajnë mediat serbe, ka treguar për Kurir.rs se ai i detyrohet shumë Serbisë për zhvillimin e karrierës së tij, socializimin dhe se i ka dalur në ndihmë për gjithçka në jetë.

“Kur më duhej më shumë, Serbia më dha një dorë, më edukoi, më socializoi. Dhe dëshira ime, e vetmja që më ka mbetur deri në fund të jetës sime, është që Serbisë, dhe popullit serb të iu ndihmojë familja ime dhe unë të jemi borxhlinj në një farë mënyre. Megjithëse kurrë nuk do të jemi në gjendje të ia kthejmë në të njëjtën mënyrë. Në këtë kohë, anesteziologët janë të nevojshëm më shumë se kurrë, ata janë në vijën e parë të mbrojtjes dhe ka pak prej tyre kudo. Unë dua të vij në Serbi dhe të bëhem vullnetarë në qendrat Kovid”, ka theksuar “Doktor Xheki”.

Ai është shprehur i gatshëm të shërbejë edhe në ndonjë vend malor, me qëllimin e vetëm për t’i ndihmuar serbët.

Kuriri serb në një shkrim për këtë rast ka publikuar edhe një fletë-anëtarësim të Abdulxhelal Esatit në një shoqatë serbe të Maqedonisë së Veriut.

I lartëpërmenduri sipas fotografive të publikuara shihet që ka qenë shumë i afërt me strukturat policore dhe ushtarake të Serbisë.

Esati ka shërbyer si anesteziolog në Spitalin e Tetovës për një kohë të gjatë.

Marketing