Mjeku tetovar: “Numrat që jep ministri janë 3-4-5 ditë me vonesë, shumëzoni me 2 për të parë realitetin

Mjeku tetovar Dr. Liridon Disha ka sqaruar ditëve të fundit numrat e shpalosur nga Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut lidhur me infektimet me koronavirusin Covid 19.

Marketing

“Një sqarim të vogël për publikun. Numrat e të infektuarve që çdo ditë na i kumton ministri, nuk janë të atypëratyshëm, por të dy-tre ditëve më herët! Kjo do të thotë se nëse sot janë 30 vetë në listë, kjo është pasqyra e para 3-4-5-6 ditëve më herët. Këtë numër duhet ta shumëzoni me 2 dhe do ta parafytyroni gjendjen reale të sotme. Kaq!”, ka shkruar Dr.Lirim Disha.

Marketing