Mlladen Çadikovski zgjidhet kryetar i ri i SHGM-së

Mlladen Çadikovski do të jetë kryetari i ri i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë.

Marketing

Nga gjithsej 86 vota të grumbulluara, Çadikovski mposhti kundërkanditatin e tij Stole Naumov që arriti të mare vetëm 77 vota.

Kryetari I posazgjedhur i Shoqatës, Mlladen Çadikovski theksoi se votimi vijoji në një atmosphere demtokratike ndërsa tha se do të jetë I pa kompromis në lidhje me standardet profesionale.

“I falenderoj të gjithë ato që më votuan por edhe ata që nuk më votuan. Arritëm që në process demokratik të zgjedhim liderin e ri të shoqatës. Qëndroj në ato që thash edhe në fillim, nuk ka kompromis në lirinë e shrpehjes, në profesionalizimin e mediave dhe gazetarisë në Maqedoni. Do të angazhohemi në 4 vitet e ardhshme të mund të tehemi se kemi arritur shumë më shumë se ajo që është arritur deri më tani”, u shpreh kryetari i ri i SHGM-së, Mlladen Çadikovski.

Kryetari i deritanishëm Naser Selmani theksoi se sfidat e punonjësve medatik janë të mëdha, ndërsa porositi kolegët shqiptar që të jenë të bashkuar për porceset që zhvillohen në vend, në mënyrë që të drejtat e tyre të bëhen të pa diskustueshme.

“Duhet të jemi krenar për rolin tone si gazetarë në SHGM, ju jo vetëm që keni marr pjesë aktive në përpilimin e politikave të shoqatës por bashkë kemi vulosur politikat e zbatuara për 8 vitet e kalaura. Ju ftoj të qëndroni të bashkuar me kolegët e tjerë dhe të vazhdoni të merni pjesë dhe përgjegjësi për proceset në vijim. Kur ne si shqiptarë ndajm përgjegjësi për porceset demtokraitke në vend, të drejtat tona bëhen të pa diskustueshme”, theksoi kryetari i deritanishëm Naser Selmani.

Sekretari gjeneral i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Rikardo Gutierez para te panishmeve theksoi se misioni i gazetarëve është të shërbejnë si urrë lidhëse mes opinionit dhe institucioneve, ndërsa porostiti udhëqësinë e re te dëgjoj të gjitha këshillat dhe vërjetjet që vijn nga zërat e rinjë siç I quajti ai, qoftë nga pushteti apo opozita.

“Të mos harrojmë se ne jemi kujdesarë të demokracisë, të mos harrojmë se në mënyrë të vazhdueshme duhet ti shërbejmë interesit publik. Pushteti, partitë opozitare, institucionet, punëdhënsit të gjithë zërat e rinjë do duhet të dëgjohen. Obligimi im këtu është të shpreh mbështetjen e Federatës evropioane dhe tiu ndihmohet këtyre zërave të rinj për të vazhduar dhe avansuar procesin pëprara”, u shpreh sekretari gjeneral i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Rikardo.

Përveç kryetarit në zgjedhjet e sotme u zgjodhën edhe anëtarë e Këshillit drejtues, anëtarët e Këshillit mbikëqyrës si dhe anëtarët në Këshillin e nderit.

Marketing