MMJPH: Deponitë rajonale janë përgjegjësi e komunave

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ka reaguar pas apelit të Avokatit të Popullit, për intensifikimin e punimeve për ndërtimin e deponive rajonale , për të penguar rrezikun nga ndotja e mjedisit jetësor.

Nga kjo ministri përkujtojnë se menaxhimi i mbeturinave komunale, përfshirë menaxhimin e deponive rajonale, është një obligim i njësive të vetqeverisjes lokale, por këto të fundit ballafaqohen me kapacitete të ulëta teknike dhe financiare.
Meqë Komunat nuk arritën në kohë ti përmbushin detyrimet e Ligjit për Menaxhimin e Mbeturinave, e nuk u organizuan brenda afatit ligjor për krijimin e deponive për mbeturinat komunale, Qeveria solli vendim për të marrë përgjegjësinë e komunave në një rajon të veçantë dhe filloi që të zbatoj procesin për themelimin e deponive rajonale në përputhje me Planin e Menaxhimit të Mbeturinave.

“Me fonde nga BE, ka përgatitur dokumentacionin e projektit dhe tenderit për krijimin e një sistemi rajonal të administrimit të mbeturinave për 6 rajone. Për rajonin Lindor dhe Veri-Lindor tashmë janë siguruar mjete me vlerë pafërsisht prej 43 milion euro , intensivisht u punua me të gjitha 18 komunat që duhet të formojnë kompanin e përbashkët publike të administrimit ndër-rajonal të mbeturinave që do të menaxhojë deponinë e ardhshme rajonale”, thonë nga Ministria e Ekologjisë.

Vitin e ardhshëm, do të shpallet edhe thirrja për ndërtimin e një deponie rajonale për këto dy rajone, që financohet nga një grant i Bashkimit Evropian. Në lidhje me rajonin e Pollogut, është nënshkruar marrëveshje me qeverinë e Zvicrës që arrin përafërsisht 9 milion franga zvicerane dhe filloi realizimi i projektit 6 vjeçar për përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm të planifikimit për krijimin e një sistemi rajonal të menaxhimit të mbeturinave, rehabilitimit të deponisë rajonale jo standarde Rusino, si dhe përforcimin e kapaciteteve teknike të komunave në këtë rajon.

Nga Ministria e Ekologjisë sigurojnë qytetarët dhe Avokatin e Popullit, se do të punojnë vazhdimisht e me përkushtim për të përmirësuar gjendjen e mjedisit.