“Me nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Fondacionit Shoqëria e Hapur – Maqedonia riafirmoi angazhimin e përbashkët për t’i mundësuar shoqërisë civile që të marrë pjesë në reformat kryesore sektoriale në fushën e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike, si pjesë e procesit të aderimit të BE-së.

Përmes projektit “Dialogu me organizatat qytetare – Platforma për Pjesëmarrje Strukturore në Integrimin e BE-së”, FSHH do të zbatojë aktivitete për rritjen e dukshmërisë së grupit punues sektorial “Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike” dhe do të mbështesë në mënyrë aktive punën e tij duke siguruar pjesëmarrje thelbësore dhe strukturore.

Me Memorandumin e Mirëkuptimit, FSHS është e angazhuar të zhvillojë platformën www.dijalogkoneu.mk si një pikë qendrore për shkëmbimin e informacionit thelbësor dhe të rëndësishëm nga institucionet dhe organizat e qytetarëve. Nga ana tjetër, në funksion të dialogut strukturor, MMJPH do të ndajë dhe shkëmbojë informacione të rëndësishme për shoqërinë civile për pjesëmarrje në politikat sektoriale dhe proceset e konsultimit kombëtar.” – zyra për informim, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

MMJPH dhe FSHH do ta forcojnë së bashku pjesëmarrjen e shoqërisë civile në reformat sektoriale kyçe në fushën e mjedisit…

Publiée par Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor sur Vendredi 24 janvier 2020