MMJPH: Filloi implementimi i Programit për Investime në mjedisin jetësor për vitin 2020

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor edhe krahas kushteve të jashtëzakonshme të punës për shkak të ballafaqimit me pandeminë të shkaktuar nga virusi Kovid 19, vazhdon që t’i realizojë aktivitetet dhe detyrimet e saja. MMJPH e informon publikun se është sjellur Vendim për përzgjedhjen e programeve, projekteve dhe aktiviteteve që do të financohen nga Programi për investime në mjedisin jetësor për vitin 2020 dhe rezultatet janë publikuar në Gazetën Zyrtare të RMV-së nr. 108 nga 24 Prilli 2020.

Marketing

Në të njëjtën kohë, ne informojmë se nënshkrimi i marrëveshjeve për mbështetje të komunave është në proces. Nënshkruhen marrëveshje me 18 komuna të cilat kanë aplikuar në Konkursin për ndarjen e fondeve për financimin dhe realizimin e programeve, projekteve dhe aktiviteteve të tjera në fushën e mjedisit për vitin 2020, në pjesën për Përgatitjen e dokumentacionit teknik dhe ndërtimin e sistemeve të kanalizimeve dhe sistemeve për kullimin dhe trajtimin e ujërave të zeza. Shuma e fondeve të ndara për këtë qëllim është 35.000.000,00 denarë.

Në këtë mënyrë edhe në këto kushte të jashtëzakonshme Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor vazhdon që t’i përmbushë detyrimet sipas ligjeve në fushën e mjedisit dhe ju ofron mbështetje financiare komunave për realizimin e projekteve infrastrukturore për mbrojtjen e burimeve ujore dhe mjedisit jetësor në vend.

Marketing