MMJPH: Janë siguruar pajisje të reja për monitorimin e efekteve të procesit të pastrimit të lindanit në OHIS

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, do të marrë pjesë në promovimin e pajisjeve të reja të Laboratorit për Analizë Kromatografike të Institutit të Kimisë në Shkup, që do të zhvillohet më 14 qershor 2021 (e hënë) në orën 10.

Marketing

Pajisjet janë donacion nga Mbretëria e Norvegjisë përmes projektit të zbatuar të mbështetjes nordike për progresin e Maqedonisë së Veriut nga Zyra e Shërbimeve të Projekteve të Kombeve të Bashkuara (UNOPS) dhe do të jetë në funksion të monitorimit dhe kontrollit të pavarur të efekteve në mjedis nga procesi i pastrimit të lindanit nga OHIS-i.

Deklaratat për shtyp do të jepen në orën 10:20 nga ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, zëvendës ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë Geir Johansen dhe dr. Marina Stefova nga Instituti i Kimisë