Ministri Nuredini mbajti fjalimin hyrës në takimin përfundimtar të fazës së parë të procesit rajonal të konsultimit për ndryshimin e klimës dhe sigurinë,  i cili u organizua sot nga Zyra e Koordinatorit për Aktivitete Ekonomike dhe Mjedisore të OSBE-së.

Në fjalimin e tij, Ministri Nuredini theksoi rëndësinë e veprimit të përbashkët klimatik sepse ndryshimi i klimës vepron si një shumëzues i rrezikut.

Në punëtori, u prezantuan vlerësimet e procesit të gjerë të konsultimit në Evropën Juglindore. Procesi i konsultimit, i cili përfshiu përfaqësues të organeve qeveritare, organizatave të shoqërisë civile, akademisë, si dhe organizatave rajonale dhe ndërkombëtare, shërbeu për të identifikuar pikat e nxehta të mundshme për sigurinë e klimës, sfidat rajonale dhe mundësitë për bashkëpunim ndërkufitar. Rezultatet do të formojnë bazën e fazës së dytë të projektit, e cila përfshin zhvillimin dhe zbatimin e iniciativave specifike dhe aktiviteteve të bashkëpunimit.

Ky vlerësim është një pikë e mirë fillestare për zhvillimin e mëtejshëm të projekteve specifike me interes të përbashkët rajonal si një aktivitet individual i projektit për aspektet e sigurisë së ndryshimit të klimës ose si një aktivitet i lidhur me aktivitetet e tjera të vazhdueshme rajonale.

Ministri Nuredini theksoi angazhimin e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për angazhime shtesë në aktivitetet e mëposhtme, në përputhje me zbatimin e “Agjendës së Gjelbër” në Ballkanin Perëndimor dhe “Marrëveshjes së Gjelbër” të BE-së.

Në këtë punëtori, e cila është pjesë e projektit “Përforcimi i Reagimeve  të Sigurisë ndaj Rrizqeve  të shkaktuara nga  Ndryshimet  Klimatike në Evropën Jug-Lindore, Evropën Lindore, Kaukazin Jugor dhe Azinë Qendrore”, pati fjalime hyrëse: Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së Helga Maria Schmid, Drejtori Ekzekutiv Adelfi Alexander Carius dhe zyrtarë të tjerë të lartë të OSBE-së dhe në prani të përfaqësuesve nga 57 vendet pjesëmarrëse dhe partnerët e bashkëpunimit, strukturat ekzekutive të OSBE-së, përfshirë operacionet në terren, palët e interesit të projektit në Evropën Juglindore dhe partnerët ndërkombëtarë përkatës të OSBE-së .