MMJPH: Vendimi për mbrojtjen e Vodno-s vazhdon në një procedurë qeveritare të plotësuar me detyrime dhe masa për mbrojtjen nga erozioni nga rregulloret e tjera përkatëse

Ministria e Mjedisit Јetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se lidhur me procesin e miratimit të Vendimit për shpalljen e një pjese të malit Vodno si zonë e mbrojtur në kategorinë V – zonë e mbrojtur, pas mbarimit të konsultimeve publike, organizoi takime koordinuese teknike me përfaqësuesit e Qytetit të Shkupit, Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe Qendrës për Menaxhimin e Krizave, si institucione përkatëse në nivelin shtetëror dhe lokal, me qëllim që të rishikohen më tej rregulloret ekzistuese për mbrojtjen e zones nga aspekti i erozionit, përmbytjeve, sigurisë dhe shpërndarjes së detyrimeve dhe përgjegjësive midis vetëqeverisjes lokale dhe pushtetit qëndror.

Marketing

Duke pasur parasysh faktin se këto çështje janë rregulluar tashmë me ligje të tjera të legjislacionit kombëtar që duhet të zbatohen nga institucionet kompetente, gjatë takimeve u analizua zbatimi i detyrimeve ligjore ekzistuese kundër miratimit të mundshëm të një ligji të veçantë në mënyrë të një mbrojtjeje më të mirë.  U ngrit gjithashtu çështja e urgjencës së nevojës për mbrojtje.

Detyrimi i MMJPH për rishpalljen e zonave të mbrojtura sipas Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës është i padiskutueshëm, si dhe detyrimet ligjore të vetëqeverisjeve lokale sipas Ligjit për Ujërave të cilat rregullojnë përcaktimin e kufijve të zonave erozive dhe parashikimin e masave mbrojtëse.

Si pasojë, në përputhje me kompetencat e MMJPH, si një zgjidhje e rekomanduar deri tek Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të dorëzojë Vendimin për shpalljen e një pjese të malit Vodno një zonë të mbrojtur në kategorinë V – zonë e mbrojtur me një ndryshim që do të mbulojë detyrimet dhe masat në përputhje me rregulloret e mbrojtjes nga erozioni, kështu ajo do t’i kërkojë Qeverisë së RMV të detyrojë organet kompetente dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale që vazhdimisht të përmbushin kërkesat e rregulloreve të tjera përkatëse për të siguruar mbrojtjen e të gjitha zonave erosive në vend.

Në të njëjtën kohë, MMJPH tregon se miratimi i Vendimit nuk është pengesë për përgatitjen e një Ligji të veçantë për Vodnon nga Qyteti i Shkupit ose nga një palë tjetër e interesuar, e cila pasi të hartohet do të jetë në gjendje të përfshijë Vendimin në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës.

Marketing