MMJPH:Do të ngrihet një Qendër për Kujdesin ndajKafshëve të Egra të Dëmtuara dhe të Sekuestruara

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor filloi me realizimin e një aktiviteti për “Përgatitjen e një studimi të fizibilitetit për krijimin e një qendre për kujdesin e kafshëve të egra të dëmtuara dhe të sekuestruara në Republikën e Maqedonisë së Veriut” aktivitet i cili zbatohet në kuadër të Programit për Ruajtjen e Natyrës në Maqedoninë e  Veriut – faza 2 (PMN), një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (Swiss Agency for Development and Cooperation – SDC),  i koordinuar nga „Farmahem” nga Shkupi.

Marketing

Gjatë viteve të kaluara, raste të kafshëve të egra të dëmtuara janë regjistruar  disa herë në vend. Arsyeja për ngjarje të tilla shpesh janë biokorridoret e ndërprera për migrimin e kafshëve të egra me zhvillimin e infrastrukturës rrugore, ndërtimin e objekteve energjike dhe  hidroenergjetike, aktivitetet në miniera, zjarret, përmbytjet, por edhe gjuetia dhe zënia e paligjshme në kurth e kafshëve. MMJPH, si organi kompetent shtetëror për zbatimin e Konventës mbi Tregtinë Ndërkombëtare të Faunës dhe Florës së Egër të Rrezikuar (CITES), ka regjistruar raste të tregtisë ilegale ndërkombëtare dhe tregtisë me specie të egra, pjesët e tyre dhe derivatet e tyre në territorin e vendit tonë, ku kafshët e  egra të sekuestruara duhet të merren dhe  të kujdesen siç duhet.

Prandaj u imponua nevoja për krijimin e një Qendre për kujdesin e  kafshëve të egra të dëmtuara dhe të sekuestruara në Republikën e Maqedonisë së Veriut duke ndjekur shembullin e vendeve evropiane. Zbatues i aktivitetit është një kompani private DEKONS EMA e cila ka punësuar ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë.