MMJPH:Me rastin e ditës së ruajtjes së natyrës, fillon një aktivitet i ri projektues, përdorim i qëndrueshëm i specieve të bimëve të egra

Me rastin e 28 korrikut – Ditës Ndërkombëtare për Ruajtjen e Natyrës, në kuadër të projektit “Arritja e mbrojtjes së biodiversitetit përmes krijimit dhe menaxhimit efektiv të zonave të mbrojtura dhe integrimit të biodiversitetit në planifikimin e përdorimit të tokës” (UNEP/GEF/MMJPH), partneri lokal, Fondacioni “Informacioni dhe Mbrojtja e Natyrës” – FIMN nga Maqedonia  e Veriut fillon një aktivitet të ri projektues

Marketing

              Në fakt, për shkak të shumëllojshmërisë së pasur biologjike, pyjet dhe ekosistemet e ndërlidhura në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë një burim i rëndësishëm i specieve të egra, për shkak të së cilës mbledhja e bimëve medicinale dhe aromatike, kërpudhave, likeneve dhe frutave të shumtë pyjorë nga natyra ka një traditë që është aplikuar dhe praktikuar me qindra vjet. Njëherësh,   bimët dhe kërpudhat e egra gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm në ekzistencën  e shumë familjeve, veçanërisht në rajonet malore. Ruajtja e ekosistemeve është me interes të përbashkët për të gjithë, për entitetet që administrojnë burimet, për popullsinë lokale dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Për momentin, institucionet përgjegjëse për menaxhimin e tyre të qëndrueshëm përballen me sfida të mëdha për të gjetur një ekuilibër, sepse këto burime natyrore janë të rinovueshme, por jo të pashtershme.

              Këto aktivitete janë vazhdim i fazës së parë të aktiviteteve të zbatuara në kuadër të projektit “Arritja e mbrojtjes së biodiversitetit përmes krijimit dhe menaxhimit efikas të zonave të mbrojtura dhe integrimit të biodiversitetit në planifikimin e përdorimit të tokës”, financuar nga Facility Global Environment –Fondi Ekolgjik Global (FEG) ), i cili zbatohet përmes Programit të Mjedisit të KB (UNEP), ku partneri kryesor dhe përfituesi është Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH).  Partner lokal në zbatimin e këtij aktiviteti të projektit është Fondacioni “Informacioni dhe Mbrojtja e Natyrës” – FIMN nga Maqedonia e Veriut.

              Qëllimi i aktivitetit të projektit është të testojë disa nga masat e rekomanduara për rrushin e ariut, për të cilin tashmë janë propozuar kuota për përdorim të qëndrueshëm, me përfshirjen aktive të institucioneve të tanguara dhe koleksionistëve lokalë. Gjithashtu, brenda kësaj detyre   projektuese, do të zhvillohen aktivitete promovuese për grumbullimin dhe përdorimin e duhur të bimëve të egra.