Sipas të dhënave të marra nga Ekocentar 97 SHPKNJ Shkup, më 14.01.2020 është bërë Eksporti i parë i Kimikateve të Mbeturinave në përputhje me projektin “Largimi, Zhvendosja, Shkatërrimi ose Neutralizimi i materieve të Kimikateve” nga SHA OHIS Shkup në falimentim, me gjithsej 88 fuçi të eksportuara 84 fuçi ishin mbushur me hekurishte, ndërsa 4 fuçi ishin mbushur me аkrilonitrile. Sasia totale neto e kimikateve në fuçi ishte 15.800 kg nga të cilat 15.120 kg ishte skrap metali dhe 680 kg ishte akrilonitril.

Notifikimi i këtij eksporti është i çertifikuar në një sasi totale bruto, përfshirë këtu paletat dhe paketimin / fuçi që arrijnë në 16,700 kg.

Notifikimi është çertifikuar nga VALOREC Servises AG Basel / VALOREC Services AG Basel në datë 21.01.2020 kur kamioni arrin dhe është i shkarkuar.

Nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor të shtunën më 25.01.2020 është bërë mbikëqyrja e jashtëzakonshme e inspektimit ne rrethin e OHIS-it me çrast është arritur në përfundimin se kompania Ekocenter nga Shkupi përgatiti dhe ngarkoi një raund të dytë të kimikateve historike të mbetjeve të eksportuara jashtë vendit. E njëjta gjë më 27.01.2020. u eksportua nga shteti dhe udhëton për në Bazel. Dërgesa e dytë eksportoi 88 fuçi me një peshë neto prej 15,441 kg metanol.