MMJPH:Rekomandime për menaxhim me mbetjet për qytetarët që janë në karantinë ose në vetëizolim me rast të dyshimt në shtëpi

Mbetjet personale (siç janë faculetat, leckat e pastrimit për përdorim të njëhershëm, maskat ose dorezat) në mënyrë të sigurtë të vendosen në qese të mbetjeve për përdorim të njëhershëm!
Qeset duhet të mbushen deri në 2/3 e kapacitetit të tyre. Këto qese duhet të vendosen brenda një qeseje tjetër, të lidhura dhe të deponuara në kontejnerët e zakonshëm të mbetjeve shtëpiake.
Mbetjet e tjera shtëpiake mund të hidhen si zakonisht.

Marketing

REKOMANDIM SHTESË SE SI TË VEPROHET ME MBETJET NGA PAJISJET MBROJTËSE

Duhet të vishen pajisjet mbrojtëse nga punëtorët komunal përkatësisht të gjithë grumbulluesit e mbetjeve.
Zbatimi i procedurës së përshkruar më lartë gjatë largimit të pajisjeve mbrojtëse nga të gjithë personat që i përdorin ata gjatë kryerjes së detyrave përkatëse.

Marketing