Mobilizohen edhe shqiptarët në SHBA,mbledhin para për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti

Fondacioni Global Shqiptar së bashku me Germin dhe Shoqëria Shqiptare Amerikane e Masaçusets, kanë filluar grumbullimin e parave për të ndihmuar të gjithë shqiptarët që u prekën nga tërmeti që goditi Republikën e Shqipërisë.Kontributi i mbledhur do të shkojë drejtpërdrejt për individët e prekur nga tërmeti dhe ëpr organizatat që po punojnë për t’i ndihmuar ata.
“Kontributi juaj do të shkojë drejtpërdrejt tek individët e prekur nga tërmeti dhe organizatat jo-fitimprurëse që po punojnë për t’i ndihmuar ata. Të jeni të sigurt se ne nuk do të nxitojmë në këtë situatë kaotike dhe të jemi joefikas – ne do të maksimizojmë përfitimet e donacioneve tuaja duke identifikuar partnerët lokalë të besueshëm dhe efektiv në Shqipëri për të punuar me ne. Ju faleminderit shumë për mbështetjen tuaj! Zoti ju bekoft!”, thuhet në komunikatë.

Marketing