Modelja në klipin e reperit T.I kopja e Melanie Trump, reagon Shtëpia e Bardhë

Melanie Trump po përbën njërin nga lajmet më të përfolura të medieve rozë në botë kohën e fundit.

Marketing

E këtë ritëm po vazhdon ta mbajë edhe tash kur një modele po luan rolin e Melanas në videoklipin e fundit të reperit T.I.

“Nuk jam Kanye” është kënga e këtij reperi e cila përmban skena ku shfaqet modelja e ngjashme me Melanian, e veshur me të njëjtën xhaketë si të zonjës së parë. Po ashtu, edhe klipi është realizuar në ambientet e njëjta me të Shtëpisë së Bardhë.

“Akt i turpshëm” është konsideruar ky videoklip nga Shtëpia e Bardhë e cila ka kërkuar që të fshihet nga rrjetet sociale.
“Të pëlqen ose jo, ajo është zonja e parë dhe kjo është Shtëpia e Bardhë” ka thënë drejtori për marrëdhënie me publikun, Stapahnie Grisham.