Modelja që hyri në fushë në finalen e ligës së kampionëve do vizitojë Kosovën këtë javë

Kinsey Wolanski bëri famë me hyrjen e saj në fushë gjatë finales Tottenham-Liverpool.

Marketing

Në finalen e fundit të Ligës së Kampionëve, Tottenham-Liverpool , për një moment vëmendja e të gjithëve shkoi tek modelja amerikane Kinsey, shkruan lajmi.net.

Modelja amerikane, Kinsey Wolanski, ishte futur në fushë gjysëm e zhveshure gjatë ndeshjes finale duke ndalur ndeshjen për disa minuta.

Është pikërisht Wolanski ajo që pas tri dite do jetë në Kosovë së bashku me të dashurin e saj.

Wolanski do jetë mysafire speciale në ngjarjen e automobilizmit në Sllatinë që do mbahet të enjten nga ora 15:30.

Marketing