Një ditë e trishtë kjo e sotmja për moderatoren e njohur të Top Channel dhe “Dua të të bëj të lumtur” , Arbana Osmani! Përmes një postimi në Instastory-n e saj personal, vetëm pak minuta pasi kishte kaluar mesnata e sotme, ajo ka ndarë me të gjithë lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të gjyshes së saj.

Përmes një fotoje ku shfaqen të dyja bashkë, Arbana ka shkruar në foto: “Sa shpirt të kam! Mirupafshim atje lart”.

Dihet tashmë se raporti mes gjysheve dhe nipërve është një nga më specialët në botë, por sidomos kur kjo lidhje “kultivohet” në mënyrë të vazhdueshme me respekt dhe dashuri, gjithçka bëhet edhe më e fortë. Lidhja e moderatores së njohur me gjyshen e ndjerë ka qenë dukshëm e veçantë, për sa kohë që ajo e ka ekspozuar shpesh atë përmes dedikimesh dhe postimesh të ndjera në rrjetet sociale.
Të mos harrojmë surprizën e bukur në mbyllje të edicionit të kaluar të “Dua të të bëj të lumtur”, ku të dy gjyshërit e Arbanës u shfaqën papritur në studio për të bërë të lumtur mbesën e tyre, ashtu siç ajo synon të bëjë të lumtur shumë të tjerë me misionin e saj.