Modriç, javën e ardhshme firmos kontratën

Luka Modriç do të qëndrojë te Real Madrid edhe sezonin tjetër. E përditshmja spanjolle “El Mundo Deportivo” shprehet se palët janë shumë pranë nënshkrimit të marrëveshjes, për të shtyrë bashkëpunimin deri në vitin 2021.

Marketing

Kontrata aktuale e lojtarit skadon në verën e vitit 2020, por kroati do ta shtyjë atë edhe me një vit. Nga kontrata e re, Modriç do të përfitojë 11.5 milionë euro në sezon, më shumë nga sa përfiton aktualisht (10.5 milionë euro).

Duket se klubi ka vendosur të pranojë një rritje të lehtë të rrogës, për të evituar që kroati të largohet në fund të sezonit. Inter ka kohë që ëndërron mesfushorin 33-vjeçar, por tashmë shpresat janë shuar përfundimisht.

Marketing