Mesfushori i Real Madrid, Luka Modriç, ka folur edhe njëherë për transferimin e tij të mundshëm tek skuadra e Interit.

Mesfushori kroat i Real Madridit u raportua se ishte shumë afër kalimit në skuadrën italiane gjatë ditëve të fundit të merkatos, mirëpo merkato në Itali tani ka përfunduar dhe tani ky transferim nuk ka asnjë shansë që të ndodhë.

Një ‘story’ e publikuar në Instagram nga llogaria “futbollalreves”, ku shkruan për këtë transferim, ka reaguar edhe Modric, i cili komentoi në faqen e tyre duke shkuar: “Kjo është ngjarja më e pakuptimtë”.

Ky koment i lojtarit kroat shpjegon më së miri të ardhmen e lojtarit.