Modriq refuzon ofertën nga Real Madrid

Mesfushori kroat, Luka Modriq, ka refuzuar ofertën nga skuadra spanjolle Real Madrid, për vazhdim të kontratës.

Marketing

Për shkak se Modriq konsiderohet si një ndër futbollistët më të talentuar të botës, disa skuadra të mëdha evropiane janë të interesuara që të nënshkruajnë kontratë me të, shkruan Goal.

Mirëpo pavarësisht përpjekjeve të mëdha nga klubet e tjera, skuadra spanjolle është e sigurt se do të arrijë një marrëveshje me yllin kroat.