Mogerini: Ballkanasit kanë punuar shumë për reformat

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federika Mogerini ka deklaruar sot se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë punuar shumë në fushën e reformave dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore. Ajo tha se gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe disa marrëveshje bilaterale, të cilat i ka vlerësuar si historike. Një ndër këto marrëveshje, ka shtuar ajo, është edhe marrëveshja e arritur për kontestin e emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë, në ceremoninë e së cilës ishte prezente edhe Mogerini.

Marketing

Përfaqësuesja e BE-së, i bëri këto komente para fillimit të diskutimeve të sotme të Samitit të Londrës. Ndërkohë, në këtë samit po merr pjesë edhe një delegacion qeveritar i Maqedonisë, i udhëhequr nga kryeministri i vendit Zoran Zaev. Në kuadër të këtij samitoi, delegacioni qeveritar ka paralajmëruar takime me përfaqësues të ndryshëm të Bashkimit Evropian.

“Ne i kemi borxh miqve tanë të Ballkanit Perëndimor vëmendjen që ata e meritojnë, mbështetjen që e meritojnë. Sepse, si shumë prej tyre, si të gjithë të rinjtë në Ballkanin Perëndimor na kujtojnë neve gjithmonë atraktivitetin e Bashkimit Evropian si diçka shumë të vërtetë dhe reale. Ndonjëherë, ata që janë jashtë e kuptojnë këtë më mirë se ata që janë brenda”, deklaroi Mogerini.

Marketing