Mogerini: Do të pendohemi shumë nëse nuk e integrojmë Ballkanin

Do të pendohemi shumë nëse nuk e integrojmë Ballkanin Perëndimor në Bashkimin Evropian. Kështu është shprehur shefja e BE-së për politik të jashtme dhe siguri në largim Federika Mogerini, gjatë fjalimit të saj, në konferencën vjetore të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së në Bruksel.

Marketing

Jam e bindur se nëse këtë nuk e bëjmë do të bëhemi pishman për disa vite. Hyrja e Ballkanit Perëndimor në BE është çështje e bashkimit të tërë kontinentit evropian dhe se kjo është e nevojshme për Ballkanin por edhe për vetë Evropën”, deklaroi Federika Mogerini.

Ajo tha se BE ka interes që të integroj tërë Ballkanin në strukturat evropiane.

“E dimë se kjo është një proces i gjatë, i komplikuar, çdo herë interesant dhe me zhvillime që do të kërkojë kohë, zgjidhje të problemeve dhe përkushtim nga të gjitha palët dhe vendosshmëri”, u shpreh ajo.

Ajo e solli shembullin me emrin e Maqedonisë së Veriut duke e cilësuar se kjo u arrit me përkushtim të Athinës dhe Shkupit dhe me përkrahje të vazhdueshme nga BE.

Mogerini shtoi se kjo vlen për tërë Ballkanin. Sipas saj, do të duhet guxim, liderishp dhe këmbëngulje, por edhe prezencë e vazhdueshme në rajon.

Marketing