Mogerini falënderon shkupjanin për dhuratën modeste

Me 13 shtator përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federika Mogerini qëndroi në Shkup për vizitë zyrtare, gjatë vizitës ajo kishte ndaluar edhe në Çarshinë e Shkupit, ku u takua me qytetarë dhe zejtarë të Çarshisë.

Marketing

Gjatë takimit të saj me qytetarët në Çarshi nuk munguan dhe dhuratat. Selajdin Nazim, punues i filigranëve në Çarshi të Shkupit i kishte dhuruar Mogerinit një spilë (brosh) prej filigrani. Kurse, Frederika Mogerini pas disa javëve i ka dërguar një letër zejtarit nga Shkupi, ku i falënderohet për dhuratën.

“Do të doja të falënderoja personalisht për spilën (broshin) e filigranit që ma ofruat me mirësjellje”, shkruan në letrën e Mogerinit.