Mogerini: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria në qershor duhet t’i fillojnë negociatat me BE-në

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federika Mogerini pret Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria në qershor t’i fillojnë negociatat për anëtarësim në BE.

Marketing

Në fjalimin para Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, Mogerini theksoi se do të ishte gabim i madh strategjik dhe shembull për “shkurtpamësinë” e BE-së nëse nuk sjellë vendim për nisjen e negociatave inkuadruese me Shkupin dhe Tiranën në qershor.

Politika e zgjerimit të BE-së, sipas saj është një prej tregimeve të suksesshme gjatë mandatit të saj pesëvjeçar dhe mandatit të përbërjes aktuale të PE-së.

“Kur ta shikoni hartën e Evropës, e shikoni se Ballkani është pjesë e saj. Për këtë shkak, në vend të termit zgjerim, unë personalisht dëshiroj të bisedoj më shumë për bashkimin e sërishëm të Ballkanit me Evropën”, tha Mogerini.

Ajo si shembull të suksesshëm të politikës evropiane drejt Ballkanit e theksoi Marrëveshjen midis Shkupit dhe Athinës.

“Politika jonë drejt Ballkanit është tregim i suksesshëm i cili pati fillim të vështirë dhe rrugë nga e papritura drejt vendosjes së besimit dhe sfidave të përbashkëta”, theksoi Mogerini.

Marketing