Mogerini: Maqedonia e Veriut duhet së bashku me Shqipërinë të marrë datë për fillimin e negociatave

Maqedonia e Veriut duhet së bashku me Shqipërinë të marrë datë për fillimin e negociatave në periudhën qershor – korrik, tha sot në Bruksel në takim me presidentin Stevo Pendarovski, përfaqësuesja e lartë e BE për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogerini Pendarovski . Mogerini tha se javën e ardhshme këtë do t’ia rekomandojë të gjithë ministrave të jashtëm të BE-së.

Marketing

Në takim u theksua se Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen me Bullgarinë janë shembuj se si çështjet e vështira mund të mbyllen me vendime të guximshme.

“Republika e Maqedonisë së Veriut është e vetmja në rajon që ka mbyllur të gjitha çështjet me fqinjët, vend ku funksionojnë institucionet dhe vend ku ka vendosmëri dhe vullnet dhe në të cilën po punohet për të përmbushur proceset e reformës”, theksuan bashkëbiseduesit.

Presidenti Pendarovski tha se qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas gjithë punës presin që vendi të marrë datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Pendarovski theksoi se kjo do të jetë e rëndësishme për stabilitetin e rajonit.

Pendarovski u bëri thirrje udhëheqësve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që të ruajnë kredibilitetin e zgjerimit në bazë të kritereve të qarta dhe të drejta për anëtarësim, në përputhje me meritat individuale dhe arritjet e secilit vend në rajon.

Vizita e parë ndërkombëtare e Stevo Pendarovskit si president i Republikës së Maqedonisë së Veriut është Brukseli. Paradite, ai pati një takim me kryetarin e Këshillit Evropian, Donald Tusk.