Mogerini: Marrëveshja për emrin duhet të merret parasysh në BE

Përfaqësuesja e lartë për Punë të Jashtme të BE-së, Federika Mogerini, në konferencë për shtyp pas këshillit të ministrave të BE-së sot, në pyetjen e MIA-s për rezistencën e disa vendeve-anëtare për fillimin e negociatave me Maqedoninë, u përgjigj se do të jetë shumë vështirë për to të injorojnë një lajm të tillë botëror.

Marketing

“Isha e brifuar nga ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë dhe i Greqisë për progresin e negociatave për emrin, është shumë inkurajues dhe premtues, por ende nuk është finalizuar. Unë jam optimist edhe më optimist kur bëhet fjalë për Ballkanin. Të shkojmë hap pas hapi. E theksuam qëllimin tonë të qartë ta ndihmojmë dhe mbështesim marrëveshjen eventuale në ditët apo javët në vijim. BE do të jetë atje gjatë gjithë kohës që ta mbështesë marrëveshjen kur do të arrihet dhe paralajmërohet”, theksoi Mogerini.

Kjo, theksoi do të ketë efekt transformues jo vetëm në marrëdhëniet midis vendeve, por në të gjithë rajonin, dhe të Evropës, por edhe në nivel global.

“Kontesti për emrin ekziston kohë më parë, krijonte komplikime ndër vite, dhe nëse lidershipi i forët politik me ndërmjetësimin e KB-së dhe involvim të fuqishëm të BE-së mund të sjellë rezultat dakordues të një teme kaq të vështirë, ky do të jetë një inspirim edhe për të tjerët dhe do të jetë dëshmi se qasja muletiraterale lështë ajo që duhet të investohet. E gjithë kjo duhet të njihet nga Këshilli Evropian. Të përkujtoj se Komisioni Evropian tashmë rekomandon fillim të negociatave në bazë të meritës në reformat, që është thelbi dhe të përkujtoj se negociatat janë vetëm fillim i një procesi”, tha Mogerini.

Fuqia e lajmit të mirë që do të sjellë zgjidhje për emrin do të përshëndetet aq fuqishëm nga bashkësia ndërkombëtare dhe BE-ja që të gjitha vendet do të duhet këtë ta marrin parasysh, u përgjigj Mogerini në pyetjen për rezistencën e Francës ndaj fillimit të negociatave me Maqedoninë.