Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federika Mogerini është duke realizuar një vizitë zyrtare në Shkup, ndërsa ka ndaluar në Çarshinë e Shkupit. Mogerini gjatë vizitës në Çarshi të Shkupit është shoqëruar nga kryeministri Zoran Zaev, zëvendëskryeministrin Bujar Osmani dhe ministrin e jashtëm Nikolla Dimitrov.

Qytetarët dhe tregtarët e përshëndetën dhe u fotografuan me Mogherinin ndërsa e ftuan edhe për çaj dhe bakllava. Mogherini pranoi një dhuratë nga një argjendarë, një brosh në formë të fluturës.

Mogerini i ka inkurajuar përfaqësuesit shtetëror dhe politik të vendit që të vazhdojnë rrugën e nisur të integrimeve.

Ndërsa, kryeministri Zaev ka deklaruar se vizita e fundit e zonjës Mogerini është shenjë se ideja evropiane është një frymëzim i fuqishëm për të zgjidhur çështjet e hapura në rajon. “Maqedonia është një shembull i qartë ku besimi i fortë në të ardhmen evropiane ishte motivi kryesor për arritjen e marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë”, deklaroi Zaev.