Mogerini: Refuzimi i Shkupit dhe Tiranës është më shumë se shans i humbur…

Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme të BE-së në largim, Federika Mogerini, vlerësoi se prolongimi i vendimit të Këshillit të Evropës për hapjen e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, nuk është vetëm shans i humbur, por edhe gabim historik.

Duke i grumbulluar rezultatet e takimeve të javës së kaluar të BE-së në Bruksel, Mogerini në bllogun e saj të titulluar “Dy vendime, një gabim”, thekson se shefat e shteteve dhe qeverive e prolonguan vendimin për negociata edhe krahas progresit të jashtëzakonshëm të cilin e arritën të dyja vendet dhe rekomandimit pozitiv nga Komisioni Evropian.

“Ky është shans më se i humbur, ky është gabim historik që shpresoj se së shpejti do të përmirësohet”, thotë Mogerini.

Për dallim të “gabimit” drejtë Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Mogerini si të mira i vlerëson vendimet e liderëve evropianë për Bregzitin dhe për intervenimin ushtarak turk në Siri.

evn