Mogherini deklarohet pas takimit me ekipin negociator

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini është deklaruar pas takimit që zhvilloi sot në Bruksel me ekipin shtetëror për dialog.

Marketing

Përmes një njoftimi zyrtar, Mogherini ka thënë se shfrytëzoi takimin për të kërkuar sërish heqjen e taksës 100% vënë në drejtim të produkteve serbe.

Mogherini poashtu tha se duhet të krijohet një klimë që kontribuon në fqinjësi të mirë, ku marrëveshjet e arritura në të kaluarën duhet të respektohen e të implementohen.

“Veprimet dhe deklaratat që nuk janë në pajtim me interesin e përgjithshëm dhe objektivat strategjike për rajonin duhet të shmangen”, ka thënë Mogherini duke folur për marrëveshjen përfundimtare mes dy shteteve.

Marketing