Mogherini: Do të ishte fatale nëse nuk hapen negociatat me Shqipërinë në tetor

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ka bërë thirrje që unioni të vendosë hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në tetor të këtj viti.

Marketing

Ajo ka thënë se refuzimi i mëtejshëm i vendeve të rajonit do të ishte gabim dhe do ulte besueshmërinë e procesit. Mogherini ka sqaruar se nuk ka folur kurrë për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa ka shtuar se dialogu nuk mund të rifillojë pa pezullimin e taksës nga Prishtina.

Përfaqësuesja e lartë e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, e cilëson gabim të madh nëse Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk i hapen negociatat për anëtarësim në tetorin e këtij viti.

Gjatë një interviste për Radio Evropa e Lirë, Mogherini është shprehur se qëndrimi i unionit ndaj vendeve të Ballkanit duhet të jetë i besueshëm.

“Nëse vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk marrin vendim, sidomos për hapjen e negociatave (të anëtarësimit) me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në tetor, mendoj se do të ishte gabim i madh” ka deklaruar Mogherini.

Zyrtarja e lartë e BE ka theksuar se bashkëpunimi rajonal që kërkohet të nxitet nëpërmjet Procesit të Berlinit, nuk është zëvendësim i procesit të anëtarësimit në BE.

“Vendet e rajonit duhet të dinë se e ardhmja e tyre mund të jetë në Bashkimin Evropian, nëse procesi shkon mirë”, është shprehur Mogherini duke iu referuar mbledhjes së këshillit Evropian në tetor.

Marketing