Mogherini mbledh nesër në Bruksel liderët e Ballkanit Perëndimor

Nënkryetarja e Komisionit Europian dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini do të mbledhë nesër në Bruksel liderët e Ballkanit Perëndimor. Bëhet e ditur se ky do të jetë një takim lamtumirës i saj dhe në format joformal.

Marketing

Raportohet se në këtë darkë do të marrin pjesë presidentët e Shqipërisë, Edi Rama, i Kosovës, Hashim Thaçi, i Maqedonisë Zoran Zaev, i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i Malit të Zi Millo Gjukanoviq dhe anëtarët e Kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës Zhelko Komshiq, Millorad Dodik dhe Shefik Xhaferoviq.

Theksohet se kjo ngjarje do të shfrytëzohet për shkëmbim mendimesh mbi ngjarjet në rajon, zgjidhjen e sfidave dhe analizën e arritjeve gjatë mandatit të Federice Migherinit.

Marketing