Mogherini përshëndet marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë

Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian (BE), Federica Mogherini ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes kryeministrave Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras.

Ajo ka përshëndetur përpjekjet e dy kryeministrave për vendosmërinë e tyre dhe lidershipin në arritjen e marrëveshjes historike.

“Ky sukses u takon liderëve të të dyja vendeve dhe ekipeve të tyre, por parasëgjithash qytetarëve të të dyja vendeve dhe Evropës. Procesi negociues, nën patronazhin e OKB-së dhe me ndërmjetësimin e Nimetz-it dhe mbështetjes së madhe të BE-së, është shenjë e qartë për fuqinë e diplomacisë multilaterale, dialogut, respektit dhe vullnetit për gjetjen e zgjidhjes në të cilin të gjithë janë fitues madje edhe për çështjet më të rënda. Së bashku duhet ta shfrytëzojmë rastin që gjerë është hapur për t’i bashkuar dhe konsoliduar erërat e paqes dhe bashkëpunimit në rajon”, thotë Mogherini.

Ajo në vazhdim shton se “Perspektiva e BE-së për Ballkanin, e konfirmuar para do kohe në samitin e Sofjes, mbetet fuqia më stabilizuese për rajonin dhe ne kemi interes dhe përgjegjësi që ta shfrytëzojmë atë mirë. Kjo ishte nxitja kyçe për këtë marrëveshje në frymën e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe bashkëpunimit fqinjësor”.

“Presim tani që Këshilli t’i konfirmojë konstatimet e raportit për progres nga 17 prilli. Jo vetëm është meritore, si mirënjohje e rezultateve të rëndësishme reformuese të vendit, por në mënyrë kruciale do të kontribojë për impelemtimin e plotë të marrëveshjes në interes të të dyja vendeve, rajonit dhe BE-së si tërësi. Tani do t’i shoqërojmë në hapat e radhës me të gjitha mjetet dhe në të njëtën frymë të dialogut për të ardhmën tonë të përbashkët”, thekson Mogherini.

Kujtojmë se sot kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev njoftoi se ka arritur marrëveshje me Greqinë mbi çështjen e emrit, gjegjësisht ndryshimin e emrit në Republika e Maqedonisë së Veriut.