Mohamed Salah lojtari i tretë më i mirë në botë

Lojtari i Liverpoolit Mohamed Salah, është zgjedhur si lojtari i tretë më i mirë në botë.

Marketing

Egjiptiani është zgjedhur në mesin e 50 lojtarëve nga goal50.
Kjo zgjedhje është bërë për periudhën 12 mujore.

26 vjeçari ka thyer edhe një rekord për shënimin e golave në Premier League pasi ka arritur që gjatë sezonit në 36 paraqitje t’i shënojë 32 gola, shkruan goal.com.

Salah, arriti shpejt të formoj një triumvirat sulmues me Roberto Firmino dhe Sadio Mane, në Merseyside pas kalimit nga Roma në verën e vitit 2017, gjithashtu shënoi 10 herë në 13 ndeshje, ku Liverpool arriti në finalen e Ligës së Kampionëve.

Marketing