Moment i frikshëm në Torino-Napoli, Hysaj largohet nga fusha me barelë

Elseid Hysaj i pafat! Mbrojtësi i Kombëtares ka pësuar një dëmtim horror në sfidën e sotme ndaj Torinos, teksa është detyruar të lërë fushën e lojës me barelë në minutën e 35-të të pjesës së parë.
Pas një dueli me Ansaldin, shkodrani, është rrezuar keq, duke dëmtuar pjesën e qafës!

Marketing

Një lajm i keq edhe për Kombëtaren shqiptare, në prag të sfidës ndaj Turqisë, teksa me shumë gjasa, trajnerit Reja i duhet të bëjë pa kapitenin.