Momenti kur Aleksandar Vuçiq rrethohet nga forcat e shumta të sigurisë në Durrës

Durrësi u zgjua sot në mëngjes nën masa të forta sigurie. Aty mbërritën liderët e rajonit, të shoqëruar nga kryeministri Edi Rama.

Marketing

Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, Milo Gjukanoviç, president i Malit të Zi dhe Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë së Veriut, panë nga afër dëmet që ka shkaktuar tërmeti i 26 nëntorit në qytetin bregdetar.Siç shihet edhe nga videot e publikuara nga Top Channel, një numër shumë i madh truprojash kanë rrethuar liderët, trafiku është bllokuar, ndërkohë që një perimetër është vendosur edhe për qytetarët.

Vuçiç, Zaev dhe Gjukanoviç ndodhen në Shqipëri për të marrë pjesë në takimin e tretë të Shengenit Ballkanik.

Marketing