Momenti kur Sir Noel Malcom flet shqip (VIDEO)

Sir Noel Malcolm, historiani dhe gazetari anglez i cili njihet për kontributin e tij në pasqyrimin e historisë së shqiptarëve në luftën e Kosovës, ka shfrytëzuar rastin t’i thotë nja dy-tre fjali shqip, përcjell Klan Kosova.

Marketing

Autori i librit “Kosova, një histori e shkurtër” i cili njëherësh kishte shërbyer edhe si president i shoqatës anglo-shqiptare, e ka bërë këtë gjatë një bashkëbisedimi virtual të organizuar nga Instituti Shqiptar.

“Po kam pak turp për të folur shqip. E kam mësuar gjuhën kryesisht për të lexuar dhe lexoj shumë, por shumë rrallë se bisedoj në gjuhën shqipe. Megjithatë ju falënderoj shumë për rastin për të folur pakëz”, thotë Malcolm.