Momenti rrëqethës pas golit të Salah, shoku i përshkruan golin tifozit të verbër

Një moment prekës vjen nga stadiumi i Liverpoolit, aty ku tifozët shpërthyen në festime kur në minutën e 34-t, Mohamed Salah shënoi golin ndaj Napolit, që i siguroi kualifikimin për më tej.

Marketing

Në radhën e parë gjendej edhe një tifoz i verbër, dhe pas golit, një shok i tij mundohet t’i shpjegojë mënyrën se si egjiptiani arriti të realizonte.

Liverpooli fitoi me rezultat minimal 1-0 në “Anfield” ndaj skuadrës së Carlo Ancelottit dhe mori biletën për Rundin e 16-të të Ligës së Kampionëve pasi përfundoi e në pozitën e dytë në grup.