‘Monstra’, familjarët e djemve të vrarë kërkojnë Zaevin që të dëshmojë

Goran Naçevski, babai i Aleksandrit, njeri prej djemve të vrarë në rastin “Monstra”, kërkon që seancën e ardhshme të ftohet kryeministri Zoran Zaev, për siç tha ai të qartësuar disa gjëra.

Marketing

“Duam që seancën e ardhshme të vij të dëshmoj kryeministri Zoran Zaev, për ti qartësuar disa gjëra që i ka përmendur si “sekret shtetëror”, “shërbimi sekret”, “rënia e telefonit në Liqenin e Smillkovës”.

Gjykatësi Ognen Stavrev e siguroi se Zaev do të vijë të dëshmoj, si edhe shumë persona të tjerë që përmenden në bomba, por siç tha kur të vijë koha, jo seancën e ardhshme.

Ndërkaq Naçevski shtoi se ai këmbngul që Zaev të vijë më herët, sa është në pozitën e kryeministrit, pasi siç tha pasojnë zgjedhjet dhe tani sa është kryeministër fjala e tij peshon më shumë.

Kurse prokurorja e lëndës Fatime Fetai ju kundërpërgjigj duke i thënë se çdo person që do të dëshmoj e ka për obligim të flas vetëm të vërtetën, pavarsisht pozicionit. Ajo shtoi se Zaev sigurisht që do të dëshmoj, por edhe Ali Ahmeti, Bujar Osmani dhe Xhelal Bajrami, ata do të dëshmojnë të gjithë një nga një.

 

Marketing