‘Monstra’, Naser Raufi nuk është më avokat i Agim Ismailoviq

 

Për shkak të mungesës së gjykatësit Ognen Stavrev, i cili prej disa ditësh gjendet në udhëtim zyrtarë jashtë shtetit, anulohet seanca e sotme për rastin “Monstra”.

Marketing

Sot duhej të dëgjoheshin pesë dëshmitarët e propozuar nga mbrojtja, por seanca u shty për më 6 maj.

Rastin “Monstra”, i cili i përket vrasjes së pesëfishtë afër Liqenit të Smillkovës më 12 prill të vitit 2012, e udhëheqë gjykatësi Ognen Stavrev dhe ndodhet në procedurë dëshmuese.
Në sallën e gjyqit, avokati Naser Raufi ka bërë me dije se nuk përfaqëson më si avokat Agim Ismailoviqin.

Pasi që gjyqtari Osman Shabani theksoi se Ismailoviq duhet të angazhoj një avokat tjetër, Ismailoviq theksoi se nuk është në gjendje financiare për të angazhuar një avokat. Me këtë rast gjykatësi tha se atij do ti caktohet një avokat i angazhuar nga Gjykata sipas detyrës zyrtare.

Për vrasjen e pesëfishtë afër Liqenit të Smillkovës më 12 prill të vitit 2012, ku u vranë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naçevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailloviq, Fjezi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata supreme në dhjetor të vitit 2017 i anuloi aktvendimet, i liroi nga paraburgimi të dënuarit Agim Ismailloviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri, dhe u caktoi masa të kujdesit. Pas heqjes së aktvendimeve, rastin “Monstra” e mori PSP dhe lënda u kthye në rigjykim.

Marketing