“Ne duam t’i kemi transkriptat ku kontaktojnë funksionarë të BDI-së me të akuzuarit. Ne emrat e funksionarëve i dimë. Nuk e dimë pse nuk na jepen, ashtu siç na u është premtuar. Kjo që e bëni është e komanduar nga një qendër”.
Më këto fjalë i është drejtuar trupit gjykues, në gjykatën themelore Shkupi 1, njëri prind i viktimave në rastin “Monstra”

Prindërit e viktimave kanë shprehur revoltën ndaj gjykatës, e cila sipas tyre po bën lojra me anulimin e seancave.
“Gjykata paraprake i bënte veprimet e njëjta. Ai gjykatës është i BDI-së. Si mund të tregojë se është i sëmurë gjysmë ore para se të fillon seanca”, ka thënë një prindër tjetër.

Seanca e sotme gjyqësore është anuluar për më date 22 gusht, për faktin se sot gjykatësi Osman Shabani ka lajmëruar se është i sëmurë.

evn