Morata do të jetë një futbollist i Atleticos

Alavaro Morata do të jetë një futbollist i Atleticos së Madridit edhe pas verës së vitit 2020.

Los Colchoneros kanë vendosur të blejnë përfundimisht kartonin e sulmuesit të kombëtares spanjolle dhe ia kanë bërë me dije Chelsea-t, një vit më herët pasi huazimi i tij nga të kaltrit e Londrës te Atletico i përfundon në verën e vitit 2020.

Pas 12 muajsh Atletico do të derdhë në arkat e Chelsea-t plot 56 milionë euro, ndërkohë që 7 milionë euro i ka paguar që në janar të këtij viti për huazimin 18-mujor të futbollistit.

evn