Morena Taraku nga Tirana: Na kontaktoni, do vijmë shtëpi për shtëpi

Edhe Morena Taraku ka shkuar në Shqipëri për të ndihmuar.Modelja dhe këngëtarja shqiptare, Morena Taraku, është prekur mjaft shumë me gjendjen e disa familjeve në Shqipëri pas tërmetit të 26 Nëntorit, shkruan lajmi.net.

Marketing

Andaj ka zgjedhur që të shkoj e të ndihmoj nga afër.

Nëpërmjet llogarisë së saj në Instagram, Morena ka treguar se është merzitur shumë dhe nuk ka qarë kaq shumë që kur nga kjo botë u largua nëna e saj.

“Kam qarë dhe s’ndaloja dot. S’kam qarë kaq shumë që prej vdekjes së mamasë 15 vite më parë. T’ju dëgjoja dhe të dëgjohesha nga ju, do të thotë gjithçka për mua. Do t’i mbaj gjithmonë me vete bisedat dhe historitë që ndamë këto ditë së bashku. Gjithmonë do të jem e hapur për ju. Me dashuri, Morena”, ka shkruar ajo.

Morena më pas e ka bërë një postim ku i ka ftuar të gjithë familjet që janë të prekur nga tragjëdia që ta kontaktojnë atë direkt pasi ajo së bashku me Stresin dhe disa persona të tjerë kanë vendosur të shkojnë shtëpi për shtëpi për të ndihmuar.

Marketing