Mos dekretimi i ligjeve, Osmani: Lojë fëmijërore e Ivanovit

Zv. kryeministri Bujar Osmani, në lidhje me mos dekretimin e ligjeve nga Presidenti Ivanov deklaroi se kjo është një lojë tjetër fëmijërore e Presidentit dhe një shtysë më shumë për ne që në këto zgjedhje të zgjedhim njeriun e duhur në këtë pozitë. Osmani njëherit paralajmëroi se ligjet të cilat nuk i dekretoi Ivanovi do të kthehen në procedurë parlamentare.

Marketing

“Ne do të vazhdojmë me miratimin e ligjeve reformuese në Qeveri dhe në Kuvend. Për ligjet e mos dekretuara, tani është radha e Kuvendit që të marrë në dorë çështjen dhe të veprojë si në të kaluarën me rastet e dy ligjeve të tjera që më herët ishin kthyer”, tha Osmani.

Marketing