Mos dilni të shëtisni në male, gjobat deri 2 mijë euro, reagojnë bjeshkatarët

Vendimi i fundit i Ministrisë së bujqësisë dhe pylltarisë së RMV për ndalimin e lëvizjes në pyje dhe tokë pyjore për shkak të rrezikut të shtuar nga paraqitja e zjarreve, ka irituar komunitetin bjeshkatarë dhe dashamirët e natyrës në vendin tonë.

Marketing

Ndalesa hyri në fuqi sot dhe do zgjasë deri në anulimin e saj nga organet kompetente, ndërsa gjobat janë deri në 2 mijë euro.

Bjeshkatarët shprehen të habitur për sjelljen e ngutshme të këtij vendimi prej në muajin prill, i cili zakonisht sillet në muajt korrik dhe gusht atëherë kur temperaturat arrijnë rreth 40 gradë Celsius.

Me reagim doli edhe Federata e Sporteve Malore të Maqedonisë së Veriut, e cila këtë vendim e cilëson si tejet joracional. Në reagimin e tyre deri te organet kompetente thuhet” FSMRMV është thellësisht e befasuar dhe dëshpëruar nga vendimi juaj i ngutshëm, i pamenduar dhe joracional me të cilin ndalohet lëvizja e qytetarëve në natyrë dhe nëpër male të cilat janë pasuri e përgjithshme e të gjith qytetarëve të vendit. Arsyeja e cila theksohet si arsyetim i vendimit është absolutisht e pabazë dhe joracionale kur kemi parasysh se në muajin prill dhe maj malet janë të lagështa dhe pjesërisht me borë”-thuhet në reagimin e Federatës së Sporteve Malore.

Marketing