Mos e lëshoni paraqitjen e yllit të njohur botëror Sharlot de Vit në kështjellën Mogren në Budvë!

Një nga emrat më të njohur të skenës elektronike muzikore – producentja dhe DJ belge Sharlot de Vit, inçizoi paraqitje speciale në lokacion unikat në kështjellën Mogren në Budvë. Kjo paraqitje, duke e prezantuar EP e saj të re “Rave on Time”, realizohet në kuadër të projektit InfinitX në organizim të EXIT, i cili në skemën e trendeve globale të promovimit të destinacioneve i lidh emrat më të mëdhenj nga sfera muzikore me lokacionet më të bukura të botës, ndërsa është realizuar me mbështetje logjistike të Agjencisë tutistike Budva. Mënyra e këtillë e promovimit të destinacioneve dhe të vlerave të tyre kulturore u shndërua në hit absolut në botë, duke tërhequr auditorium milionësh, dhe në mënyrë plotësuese u aktualizua në kohën e koronës, duke e pas parasysh se të rinjtë që i përcjellin përmbajtjet e këtilla janë ndër të parët që u kthehen udhëtimeve turistike.

Marketing

Paraqitja e Sharlot do ketë vlerë dhe zgjerim të madhë promovues, sepse këtë artiste të jashtëzakonshme në rrjetet sociale e ndjekin rreth 3 milionë njerëz. Videon nga paraqitja e saj në EXIT Life Stream deri tani e kanë ndjekur më tepër se 600.000 njerëz, dhe pritjet janë që setin nga kështjella Mogren, që do emitohet më 24 shtator në ora 20:20, do ta ndjekin më së paku 1 milion njerëz anembanë botës.

Sharlot de Vit kaloi rrugë të jashtëzakonshme nga talente shpresuese deri në një super yll botëror. Ka paraqitje para dhjetëra mijëra njerëzve në skenat më të mëdha të festivaleve, si dhe në klubet më të njohura në Ibiza, Amsterdam, Britani të Madhe, Gjermani, Spanjë, Francë, Amerikën Jugore dhe Veriore, Azi dhe Australi. Përmes projektit InfinitX ajo do ta prezanton EP e saj të re “Rave on Time”, e cila do publikohet më 25 shtator.

Paraqitja e Sharlot de Vit mund të ndiqet më 24 shtator në ora 20:20 në Facebook faqen e saj zyrtare dhe në ueb faqet e festivalit EXIT dhe Life Stream (www.exitfest.orghttps://savelife.streamhttps://www.facebook.com/exit.festival)

Marketing