Mos harroni çadrat, java nis me reshje shiu dhe ulje temperaturash

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, që do të sjellin reshje kryesisht në zonat veriore dhe më pak në zonat qendrore.

Sipas meteorologut, Hakil Osmani, nga Meteoalb, temperaturat maksimale deri nesër do shkojnë deri në 26 °C, ndërsa mesjava si pasojë e reshjeve të shpeshta dhe shiut do të sjellë një rënie të paktën 2 me 3 °C.

Për emisionin “Ditë e Re” në Rtv Ora, Osmani tha se fundjava do të shoqërohet me një rritje të ndjeshme të temperaturave. Në zonat e ulëta dhe bregdetare vlerat maksimale të shkojë deri në 28 apo 29 °C.

Marketing

Hakil Osmani: Dita e sotme do të ketë prezencë të vranësirave, herë pas here do të krijohen reshje të pakta dhe të izoluara, kryesisht në zonat veriore dhe më pak në zonat qendrore.

Reshje të pakta shiu do kemi në zonat lindore , gjatë orëve të para të ditës së martë. Nga dreka dhe mbasditja e ditës së martë do të kemi kthjellime në pjesë më të madhe të territorit. Moti i mirë do të jetë prezent edhe gjatë ditës së mërkurë. Por e enjtja dhe e premtja sërish risjellin vranësira në territorin shqiptar, duke bërë të kemi reshje të pakta, të cilat do të jenë afatshkurtra.

Fundjava sjell mbizotërim të motit të kthjellët për territorin shqiptar, duke bërë që zonat bregdetare dhe të ulëta të jenë në mbizotërimin e kthjellimeve. Ndërsa në zonat malore pritet të ketë herë pas herë vranësira, por që nuk do të jenë problematike.
Temperaturat maksimale deri nesër do shkojnë deri në 26 °C, ndërsa mesjava si pasojë e reshjeve të shpeshta dhe shiut do të sjellë një rënie të paktën 2 me 3 °C.

Por fundjava do të shoqërohet me një rritje të ndjeshme të temperaturave. Në zonat e ulëta dhe bregdetare vlerat maksimale të shkojë edhe në 28 apo 29 °C. Kështu që do të kemi një fundjavë ideale për pushim.