Sulmuesi i Juventus, Cristiano Ronaldo po pushon në Greqi, në shoqërinë e partneres së tij Georgina Rodriguez, në pritje për të nisur sezonin e tij të dytë bardhezi, këtë herë nën udhërat e trajnerit të ri, Maurizio Sarri.

Sikurse dihet tashmë, portugezi adhuron luksin dhe nuk ka asnjë problem të reklamojë stilin e tij të jetës, të një niveli të lartë.

Sikurse raporton portali “TMZ”, disa ditë më parë u zbulua kosto e vilës ku është akomoduar CR7 në Greqi, plot 56 mijë euro për dy net.

Gjithsesi, rezulton se pjesën e luanit, në shumën e shpenzuar nga Ronalod për pushime e zë qiraja e jahtit të marrë në përdorim nga portugezi për një javë.

Mjeti i quajtur “Africa” i kushton yllit të Juventus plot 200 mijë euro për një javë në det. I gjatë 47 metra, jahti “Africa” zotëron 6 dhoma, një ambient ditor, një palestër, si dhe një dhomë të stilit kinema.