Mosdekretimi i ligjeve nga presidenti, Selmani: Vonesa dhe dëm i pariparueshëm

Procedurat juridike janë të qarta nëse Presidenti i shtetit refuzon t’i dekretojë ligjet e miratuara nga Kuvendi, por me kthimin e ligjeve në procedurë për lexim të tretë, humbet në kohë dhe dëmi është pariparueshën sidomos kur bëhet fjalë për ligje reformuese vlerëson, profesori universitar Bashkim Selmani.

Marketing

“Çdo zbrastirë juridike që ekziston, ka mekanizëm që parashikon edhe kushtetuta edhe ligjet por edhe procedurat për t’u plotësuar në nivelin e plotësimit të karakterit juridik dhe administrativ, mirëpo dëmet i shkaktohen terrenit, pra te qytetarët te imazhi e kështu me radhë. Nëse ne, një ligj për BE do ta vononim një vit, ne do të na iknin edhe 100 mijë qytetarë tjerë dhe kto janë ato pasojat që nuk mund t’i riparojë Presidenti. Prandaj ne me të drejtë edhe si opinion , jemi të shqetësuar me veprimet e këtij njeriu, sepse çdo vonesë e ligjit, dëmi ju rritet qytetarëve”,shprehet eksperti juridik Bashkim Selmani.

Selmani sygjeron rishikimin e Kushtetutës dhe precizim të kompetencave të Presidentit, me qëllim që të shmangen problemet e ngjajshme në të ardhmen.

“Pasi të kryehen të gjitha këto procese për aderim në BE do të jetë mirë që të rishikohet edhe një herë Kushtetuta për kompetencat dhe funksionin e Presidentit, që të jetë i afatizuar dhe paralelisht ajo që duhet të kalojë nga Presidenti, duhet të kalojë nga Presidenti. Kjo duhet të jetë ajo e karakterit fuqiplotë juridik dhe e pranuar nga të gjithë dhe çdo proces tjetër anashkalim apo plotësues realisht kemi shkelje të ndryshme e cila thjesht mund të hapet dile ma se si mund të jetë funksionale”, thekson Selmani.

Sipas Rregullores së Kuvendit, neni 173, nëse Presidenti vendos që të mos e nënshkruaj dekretin për shpalljen e ligjit, Kuvendi përsëri e rishikon ligjin në fazën e leximit të tretë, në afat prej 30 ditësh nga dita e sjelljes së ligjit.

Ligjet që nuk dekretohen nga Presidenti, do të duhej të rimiratohen deri më 31 mars, marrë parasysh fushatën zgjedhore e cila kufizon afatin e Kuvendit për rimiratimin e ligjeve të kthyera.

Dit më parë kreu i Kuvendit Talat Xhaferi deklaroi se për ligjet e miratuara me 2/3 procedura konsiderohet e përfunduar dhe ata do të hynë automatikisht në fuqi, kurse ligjet e miratuara me shumicë të thjeshtë do të rikthehen në seancë plenare.(RTVM)

Marketing